Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s dhe BE-së diskutojnë për mbështetjen ndaj Ukrainës

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s dhe BE-së diskutojnë për mbështetjen ndaj Ukrainës

Ministrat e Mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian kanë nisur takimin në Gjemani për të diskutuar ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën.

Takimi po zhvillohet në bazën e Forcave Ajrore Amerikane në Ramstein.

Të hënën, sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin, i cili po e kryeson takimin, tha se Washingtoni donte ta shihte Rusinë të dobësuar deri në pikën ku ajo nuk do të ishte më e aftë për një pushtim si në Ukrainë.

Përpara takimit, raportet sugjeruan se Gjermania do të zotohej të furnizonte Ukrainën me sisteme kundërajrore, shkruan BBC-ja të martën.

Prej muajsh, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar aleatëve perëndimorë më shumë armë, duke thënë se forcat e tij mund ta kthejnë valën e luftës me më shumë fuqi zjarri.

Vendet e NATO-s kanë premtuar mbështetje, duke përfshirë armët mbrojtëse, por fuqitë perëndimore kanë hezituar të thellojnë përfshirjen e tyre, nga frika e ndezjes së një konflikti më të gjerë kundër Rusisë së armatosur me armë bërthamore.