Ministrat e Mjedisit të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë takuar të martën në Brdo pri Kranjus në kuadër të samitit joformal që zgjat dy ditë.
Takimi mbahet në prag të konferencës së OKB-së për klimën, që do të organizohet në nëntor në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë bisedimeve të ditës së parë, zëvendëspresidenti i parë i Komisionit Evropian, Frans Timermans, ka thënë se kostoja e mosadresimit të krizës klimatike ishte më e lartë se kostoja e veprimit eventual. Ai ka thënë se një prej aspekteve të krizës së klimës është se njerëzimi do të përballet me çfarëdo ndryshimi të paparalajmëruar meteorologjik.
Samiti po mbahet vetëm disa ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Evropën Perëndimore, që ua morën jetën së paku 196 personave, raportojnë mediat e huaja.
Shkencëtarët u kanë bërë thirrje politikanëve që urgjentisht të marrin masa për luftimin e ndryshimit klimatik.
-
Mijëra njerëz në Francë mbesin pa energji elektrike mes të nxehtit ekstrem
-
Edhe zgjerimi temë e samitit të BE-së
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat përfundon pa deklaratë të përbashkët
-
Mblidhen ministrat e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në fokus dialogu Kosovë-Serbi
-
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor