Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OKB-ja kërkon plane konkrete në Glasgow

Shefi i Kombeve të Bashkuara ka thënë se ka një boshllëk lidershipi në përpjekjet e botës për të reduktuar ngrohjen globale.

Këtë deklaratë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterez, e ka dhënë gjatë të martës, disa ditë para se të nisë samiti më i madh për klimën nën ombrellën e OKB-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Samiti do të mbahet në Gllasgou të Skocisë. Guterez ka thënë se po kalon koha për përmbushjen e qëllimeve të samitit të klimës të Parisit.

Ai ka thënë se ngrohja globale rrezikon të dëmtojë botën. Megjithatë ka thënë se liderët e shteteve me emetimet më të larta të dyoksidit të karbonit ende kanë kohë për hartimin e planeve konkrete për luftimin e ngrohjes globale.