Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje të martën liderëve të shteteve të botës që t’i përshpejtojë veprimet klimatike dhe ta bëjnë financimin më të barabartë për këto përpjekje.
Duke folur në Samitin e parë të Klimës në Afrikë, të mbajtur të martën në Najrobi, Guterres vuri në dukje se megjithëse Afrika prodhon vetëm 4 për qind të emetimeve globale, ajo vuan “efektet më të këqija të ndryshimit të klimës”.
Presidenti i Kenias, William Ruto, ka theksuar se ndryshimi i klimës po e ngadalëson përparimin ekonomik të Afrikës dhe se është koha për të zhvilluar një bisedë globale rreth një takse karboni për ndotësit. Kontinenti afrikan me më shumë se 1.3 miliardë njerëz po humb çdo vit 5 deri në 15% të rritjes së GDP-së për shkak të ndikimeve të përhapura të ndryshimeve klimatike, sipas William Rutos.
Guterres ka theksuar se ka shumë vende afrikane që nuk kanë kapacitetin fiskal për të ndërmarrë veprime klimatike dhe madje po luftojnë për nevojat bazë të arsimit dhe kujdesit shëndetësor.
-
OKB: Bota ka dështuar në objektivin për klimën, pasojat do të jenë të rënda
-
Shefi i OKB-së: Paguani ose përballuni me fatkeqësitë e shkaktuara nga klima
-
Shefi i OKB-së: Bota po përballet me “epidemi ekstreme të nxehtësisë”
-
Shefi i OKB-së paralajmëron për katastrofë nëse klimës nuk i jepet përparësi
-
OKB: El Nino mund ta përkeqësojë krizën klimatike globale