Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar liderët e botës në konferencën e klimës në Skoci se dështimi i luftës kundër ndryshimit klimatik do të ishte “dënim me vdekje”.
Madje ka thënë se bota po ia hap vetes varrin nëse nuk ia del të veprojë shpejt kundër ngritjes së temperaturës botërore. Në të njëjtën linjë, edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se bota po humb shumë kohë në luftën ndaj ndryshimit klimatik.
Më shumë se 120 liderët janë mbledhur në Glasgou me shpresë se do të arrihet një marrëveshje historike për klimën. Ndotësit e mëdhenj, përfshirë Kinën, Australinë dhe Brazilin janë në qendër të vëmendjes.
Konferenca synon të kufizojë ngritjen e temperaturës në 1.5, ose në rastin më të keq deri në 2 shkallë celsius. OKB-ja paralajmëron se bota rrezikon të shënojë ngritje prej 2.7 shkallë celsius, që do të ishte katastrofale.
Para ndërtesës ku po mbahet konferenca, aktivistët e mjedisit kanë pozuar si liderë botërorë, duke luajtur njëherësh me instrumente skoceze.
-
Guterres thotë se po “dështohet moralisht” në luftën kundër ngrohjes globale
-
OKB: Bota ka dështuar në objektivin për klimën, pasojat do të jenë të rënda
-
Guterres: OKB-ja është afër kolapsit financiar
-
Guterres: Hapësira kibernetike është bërë terren pjellor për kriminelët
-
I nxehti ekstrem anulon ngjarjen në Londër për të nxehtin ekstrem