“Miltoni” nuk është më uragan, sipas përditësimeve të fundit nga Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pavarësisht se kishte erëra të qëndrueshme prej rreth 120 kilometrash në orë, “Miltoni” i ka humbur karakteristikat e tij tropikale dhe tani konsiderohet ciklon post-tropikal, raporton CNN.
Kushtet e shkaktuara nga stuhisë tropikale po vazhdojnë në pjesë të bregut juglindor, edhe pse “Miltoni” po vazhdon të largohet kah deti.
Aktualisht ndodhet rreth 300 kilometra në verilindje të Kepit Canaveral, Florida.
Artikuj të ngjashëm
-
Uragani “Milton” dobësohet në kategorinë e dytë
-
Imazhet satelitore tregojnë Floridan para dhe pas uraganit Milton
-
Disa të vdekur e dëme masive në Florida nga uragani shkatërrues
-
Tornadot para uraganit “Milton” shkaktuan vdekjen e 4 personave në jug të Floridas
-
Mbi 3 milionë shtëpi pa rrymë në Florida si pasojë e uraganit “Milton”