Diplomati dhe autori i librit “Fluturimi i fundit nga Dejtoni”, Nebojsha Vujoviq thotë se ish-presidenti Slobodan Millosheviq kishte një taktikë të mirë, por ishte i dobët për nga strategjia.
Vujoviq ka folur për mediat serbe për librin që “do të shembë mitin e Dejtonit 2”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ishte kreu i misionit të RFJ në Uashington dhe në librin “Fluturimi i fundit nga Dejtoni” kujton ngjarjet dhe figurat kryesore të negociatave të vitit 1995. Vujoviq flet për mënyrën sesi u hartuan hartat në Dejton dhe thekson se Millosheviqi këmbënguli që Sarajeva të mos bëhej etnitet i veçantë. Ai gjithashtu shpjegon se si Millosheviq ishte i autorizuar të negociojë në emër të të gjithë serbëve.
Vujoviq madje thotë se Millosheviqit i kishte frikën i gjithë delegacioni serb dhe se askush nuk guxonte t’i trokiste në derë. “Unë bëra gjithçka për ta ndihmuar, por e dija se nuk mund të isha në lëkurën e tij. Ai ishte një taktikues i madh, por një strateg shumë i varfër. Historia do ta gjykojë atë”, thekson Vujoviq.
Ai tregon një rast kur gazetat shkruanin se Kosova duhej të përfshihej në marrëveshjen e Dejtonit, Millosheviq u skuq nga zemërimi, transmeton kp.
“Millosheviq i lexoi, u skuq nga hidhërimi dhe pastaj më goditi me gazetë. Unë i mblodha nga dyshemeja, kam edhe dëshmitarë. Ai tha se në publik nuk do të mbijetonte një veprim të tillë”, vuri në dukje Vujoviq.