Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në intervistë për “RTS” ka folur edhe për “Kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.
Ai ka thënë se Millosheviqi ishte politikan inteligjent, por bëri gabime serioze politike.
Ai tha se nuk është i sigurt se Millosheviqi e kuptoi plotësisht pasojën e ngjarjeve që pasuan, veçanërisht kur bëhet fjalë për bombardimet e NATO-s të vitit 1999.
“Nuk jam e sigurt se e kuptoi deri në fund pasojat me të cilat do të përballemi dhe deri në momentin e fundit nuk besonte se agresioni i NATO-s mund të ndodhte. Ndoshta duhej ta mbronte vendin edhe më herët, por ishte një situatë jashtëzakonisht e vështirë”, tha Vuçiq.
Ai tha se sot “është e lehtë të gjykohen ato vendime”.
“Mua sot më është e lehtë ta bëj të mençurin dhe të them gjëra të ndryshme. Nuk mund të jem në këpucët e tij, sepse shumë herë kam menduar çfarë do të bëja në vendin e tij. Nuk ishte e lehtë në kohën e tij”, tha Vuçiq.
Edhe Ju flet Aleksandar Vuçiq, komandanti suprem i teorive të komplotitVuçiqi ka folur edhe për kriminelin e luftës Ratko Mladiq, të njohur si “Kasapi i Bosnjës”.
Ai tha se “historia do ta gjykojë rolin e tij”, por vlerësoi se “është dashur të ketë trajtim e kujdes më të mirë mjekësor”.
“Gjithmonë do t’ia lë historisë të gjykojë. Secili prej nesh ka anët e tij të mira dhe të këqija”, tha Vuçiq.