Arbëri

Koha kur Vukashinoviqi deklaronte se kishte frikë të shkonte në Serbi për shkak të kërcënimeve që merrte

Vukashinoviq

Gazetari dhe politikani serb Nemanja Sharoviq, ka ndarë një intervistë që e kishte realizuar në festën e “Vidovdanit” me qytetarin serb të Kosovës, Milan Vukashinoviq, i cili u rrëmbye dhe u plagos në territorin e Kosovës, në natën e 1 nëntorit.

Sipas Saroviqit, në atë intervistë, Vukashinoviq pati deklaruar se kishte frikë të kalonte në territorin e Serbisë për shkak të kërcënimeve që po merrte sepse refuzoi të largohej nga institucionet e Kosovës me urdhër të Aleksandar Vuçiq.

Këtë intervistë, e ka shpërndarë avokati i viktimës Ivan Niniq.

“Një serb nga Leposaviqi, i cili u plagos rëndë së fundmi në territorin e Kosovës.M dhe u soll në Qendrën e Kontrollit të Shtetit të Nishit nga njerëz me uniforma pa shenja dalluese dhe në një automjet pa targa. Dyshohet se ai është qëlluar nga individë të lidhur me ‘Listën Serbe’. Në një intervistë me televizionin KTV gjatë shënimit të ‘Vidovdanit’, ai tha pa mëdyshje se kishte frikë të kalonte në territorin e Serbisë qendrore për shkak të kërcënimeve që po merrte, sepse refuzonte të largohej nga institucionet e Kosovës me urdhër të Aleksandar Vuçiqit! Ai aktualisht është në një gjendje shumë të rëndë, në prag të jetës dhe vdekjes, dhe anëtarët e familjes së tij nuk lejohen ta shohin atë edhe pas gati dhjetë ditësh që kur është plagosur!”, thuhet në postimin e plotë të gazetarit dhe politikanit, Saroviq.

 

Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, ka thënë se serbi që u qëllua brenda Kosovës nga xhandarmëria serbe, Milan Vukashinoviq, është në gjendje të rëndë. Si mik i familjes së Vukashinoviqit, ai theksoi se plaga që ai e ka marrë në shpinë i mbart shenjat dalluese të Millan Radoiçiqit.

Krerët shtetërorë të Kosovës, e dënuan këtë veprim të cilën e quajtën si hakmarrje ndaj serbëve që nuk u binden urdhrave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.