Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Miliarderët rusë – sa kanë pasuri dhe sa kanë humbur që nga nisja e luftës

Vendosja e sanksioneve nga shtetet perëndimore ndaj Rusisë ka prekur shumë oligarkë rusë. Dhe në fakt, qëllimi ishte ky: për të rritur përmes tyre presionin ndaj presidentit Vladimir Putin.

Në një publikim të mediumit “Bloomberg” janë renditur 10 miliarderët rusë që kanë humbur më së shumti nga pasuria e tyre në këto 55 ditë luftë.

Ka të tillë që kanë humbur deri në 26 miliardë dollarë pasuri.

1. Vladimir Potanin numëron 25.9 miliardë dollarë pasuri, nga 2022-a deri më tani ka humbur rreth 5 miliardë dollarë. Potanin kishte blerë hise në Norilsk Nikel gjatë privatizimit në Rusi më 1995. Tani ai zotëron pak më shumë se 1/3 e prodhuesit më të madh në botë të palladiumit dhe nikelit.

2. Leonid Mikhelson numëron 22.6 miliardë dollarë pasuri, e nga fillimi i vitit humbi 9.87 miliardë dollarë. Veprimtaria e tij është gazi natyror, duke pasur në posedim prodhuesin e dytë më të madh në Rusi. Mikhelson ka një fondacion arti me lidhje me New Museum në New York dhe muzetë Tate në Britani të Madhe.

Edhe Si i ka mbajtur Putini miliarderët e Rusisë në anën e tij gjatë luftës Botë Si i ka mbajtur Putini miliarderët e Rusisë në anën e tij gjatë luftës

3. Alex Mordashov ka 22.5 miliardë dollarë pasuri. Nga 2022-a humbi 6.32 miliardë dollarë, derisa merret me çelik dhe turizëm. Ka shumicën e çelikut në Severstal e në Tui, ndërsa është operatori më i madh në botë me mbi 400 holete dhe 5 aviokompani.

4. Vladimir Lisin regjistron 21.6 miliardë dollarë pasuri. Humbjet e tij sivjet janë 6.44 miliardë dollarë, ndërsa veprimtari ka çelikun, tregun e mallrave dhe hekurudhën. Lisin kishte nisur punën si elektricist në një minierë qymyri në Siberi. Tani është drejtuesi i “NLMK Group”.

5. Alisher Usmanov ka 19.0 miliardë dollarë pasuri, ndërsa i humbi 2.25 miliardë dollarë. Veprimtari të tij janë çeliku, xehja e hekurit dhe telekomi. Usmanov ka 49 për qind të “USM Holding”, një grup investimesh që kontrollon Metalloninvest, prodhuesin më të madh rus. Ka profit 1 miliard dollarë në vit.

6. Andrey Melnichenko ka 17 miliardë dollarë pasuri. Sivjet i humbi rreth 350 milionë dollarë, ndërsa ka shumicën e aksioneve në “Eurochem” e furnizuesin më të madh rus të qymyrit. Investimet e tjera përfshijnë hise në Rosseti Siberia, distributor i energjisë elektrike në Rusi.

7. Viktor Vekselberg numëron 16.7 miliardë dollarë pasuri, ndërsa këtë vit i humbi 1.79 miliardë dollarë. Veprimtari të tij janë: alumini, nafta, energjia dhe telekomi. Ai është drejtues i Renovas, grupit të investimeve me hise në Rustal, i zotëron edhe disa aeroporte lokale në Rusi.

8. Roman Abramovich, i shumëpërfoluri, ka 14.1 miliardë dollarë pasuri. Deri më tani i ka humbur 3.90 miliardë dollarë, ndërsa merret me metale të çmuara dhe banka. Është bashkëthemelues i “Evrazit”, prodhuesi i dytë më i madh i çelikut në Rusi. Ishte i besuari i Boris Yeltsinit dhe tani i Vladimir Putinit. Synon ta shesë klubin e futbollit anglez, Chelsea, që e ka prej 2003-s.

Edhe Oligarkët rusë humbën 95 miliardë dollarë gjatë 2022-s Botë Oligarkët rusë humbën 95 miliardë dollarë gjatë 2022-s

9. Mikhail Prokhorov numëron 13.8 miliardë dollarë pasuri, ndërsa sivjet i humbi 213 milionë dollarë. Ai merret me çelik, treg të mallrave dhe hekurudhë. Prokhorov është themelues i “Onexim Group”, kompani me interesa në banka, sigurime dhe patundshmëri. Ish-pronar i ekipit të basketbollit në NBA, Brooklyn Nets.

10. Suleiman Kerimov renditet i dhjeti në listën e “Bloombergut” për oligarkët rusë. Ai ka 11.8 miliardë dollarë pasuri, ndërsa veç sivjet i humbi 3.37 miliardë dollarë. Merret me metale të çmuara dhe patundshmëri, ndërsa kontrollon shumicën e prodhuesit të arit në Rusi.