Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania e Madhe sanksionon njeriun e dytë më të pasur në Rusi

Oligarku Vladimir Potanin, njeriu i dytë më i pasur në Rusi dhe anëtar i rrethit të brendshëm të Putinit, është një nga njerëzit që është sanksionuar tash së fundmi nga Britania e Madhe për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Që kur filloi lufta, Potanin ka vazhduar të rrisë pasurinë e tij duke blerë Rosbank dhe aksione në Tinkoff Bank, tha qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Vlera e tij vlerësohet të jetë 13 miliardë paund.

Atij tani i është ndaluar udhëtimit dhe i janë ngrirë asetet në Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe kushërira e Vladimir Putin, Anna Tsivileva, e cila është presidente e një kompanie minerare, është e sanksionuar.

Mbretëria e Bashkuar tha se sanksionet e reja të sotme do të “dobësojnë makinën ruse të luftës”.

“Asgjë dhe askush nuk është jashtë tryezës”, tha një zëdhënës.