Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mikrovalët, shkaktarë të sëmundjeve të diplomatëve amerikanë

Mjekët dhe shkencëtarët dyshojnë gjithnjë e më shumë se mikrovalët kanë qenë shkak i zhurmave dhe sëmundjeve të pashpjegueshme që kanë vuajtur diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre, gjatë vitit të kaluar, në Kubë dhe në Kinë, raportoi gazeta New York Times.

Dhjetëra njerëz kanë raportuar se kanë dëgjuar tinguj të fuqishëm në shtëpitë e tyre ose dhomat e hotelit, që janë pasuar me dhimbje të rënda koke, marramendje, probleme me gjumin dhe humbje të dëgjimit.

Një studim mjekësor i 21 viktimave në Kubë, i publikuar në mars, nuk i ka përmendur mikrovalët si shkak, por autori i tij i tha gazetës New York Times më 1 shtator se mikrovalët po konsiderohen tani si arma kryesore e dyshuar.

“Të gjithë kanë qenë skeptikë në fillim, por të gjithë pajtohen tani se ka diçka këtu”, tha Douglas Smith, drejtor i Qendrës për Lëndime dhe Riparime në Tru, pranë Universitetit të Pensilvanisë, shkruan REL.

As Departamenti amerikan i Shtetit, as FBI-ja nuk i kanë fajësuar publikisht mikrovalët për sëmundjet.

Edhe Valët elektromagnetike mund të jenë shkaktare të Sindromës së Havanës Lifestyle Valët elektromagnetike mund të jenë shkaktare të Sindromës së Havanës

Gazeta New York Times tha se është ende mister se kush mund t'i ketë kryer sulmet me mikrovalë dhe përse.

Spekulimet e shkencëtarëve janë përqendruar në mundësinë se disidentët pro-rusë në Kubë mund t'i kenë përdorur mikrovalët, në përpjekje për të penguar ngrohjen e marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Havanës, e cila ka nisur në fund të mandatit të ish-presidentit amerikan, Barack Obama.