Këshilli Norvegjez për Refugjatët ka thënë të martën se deri në 12 mijë civilë kanë mbetur të bllokuar dhe në nevojë për ndihmë në qytetin e Severodonetskut, ku trupat ruse po përparojnë.
“Jam i tmerruar kur shoh Severodonetskun, qytet i lulëzuar ku kishim selinë tonë operacionale, të bëhet epiqendra e një kapitulli tjetër të luftës brutale në Ukrainë”, tha Jan Egeland, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve, shkruan BBC.
Egeland tha se luftimet e intensifikuara në qytet e kanë bërë të pamundur dërgimin e ndihmave.
“Ne kemi frikë se deri në 12,000 civilë kanë mbetur të bllokuar, pa qasje të mjaftueshme në ujë, ushqim, ilaçe ose energji elektrike. Bombardimet pothuajse të vazhdueshme po i detyrojnë civilët të kërkojnë strehim në strehimore dhe bodrume, me pak mundësi reale që të arratisen”, ka thënë ai.
Agjencia e refugjatëve u bëri thirrje “palëve në konflikt që të lejojnë menjëherë të gjitha organizatat humanitare të hyjnë në Severodonetsk të ofrojnë ndihmë dhe të mundësojnë evakuimin e sigurt të civilëve që dëshirojnë të largohen nga qyteti”.
-
Qyteti ukrainas Severodonetsk po përballet me bombardime të rënda ruse
-
Qindra civilë të bllokuar në qytetin ukrainas ku ka luftime të përgjakshme
-
Severodonetsku në prag të “katastrofës humanitare”
-
Severodonetsku i pushtuar, rreth 8.000 njerëz në “kushte të tmerrshme”
-
Luftime të ashpra, autoritetet ukrainase u bëjnë thirrje banorëve të evakuohen