Austria duhet të bëjë maksimumin gjatë presidencës së saj të BE-së, për të ulur tensionet në të gjithë Evropën, deklaroi dje Kancelari austriak, Sebastian Kurz gjatë një fjalimi për anëtarët e partisë më të madhe të qendrës së djathtë në Gjermani.
“Austria ka një mundësi të mirë për nxitjen e marrëdhënieve për shkak të vendndodhjes së saj në qendër të Evropës dhe të lidhjeve të saj me Evropën Lindore”, deklaroi Kurz gjatë një takimi në shtetin lindor gjerman të Turingisë, përpara rreth 3,000 anëtarëve të partisë Unioni Kristian Demokrat (CDU) të Kancelares gjermane, Angela Merkel, shkruan atsh.
Sipas kancelarit Kurz, “një nga arsyet pse Evropa është duke u shqyer, është sepse fluksi i madh i emigrantëve gjatë viteve të fundit e ka bërë më të vështirë për disa vende që të sigurojnë ndihma, si dhe ka nxitur armiqësinë mes grupeve pro dhe antiemigrantëve”.
“E gjithë kjo ka treguar se Evropa po arrin limitet e saj në një kohë kur nuk ka kufij të jashtëm funksionalë”, shtoi Kurz.
-
Kurz: BE ishte projekti më i madh i suksesshëm i shekullit 20
-
Kurz kërkon “një Evropë që mbron” dhe zgjerim drejt Ballkanit
- Krizat politike në shumë vende të BE-së, sfidë edhe për Brukselin
-
Kurz: BE duhet të dëshmojë se është një partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor
-
Austria kundër “valës së re të refugjatëve”