Mijëra mësues portugezë dhe punëtorë të tjerë nga sistemi arsimor publik i Portugalisë vazhdojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre mbi kushtet e punës dhe perspektivat e karrierës.
Sipas organizatorëve, të paktën 150.000 njerëz morën pjesë në një protestë në Lisbonë, një nga marshimet më të mëdha ndër vite në rrugën kryesore të kryeqytetit portugez.
Protestuesit erdhën nga i gjithë vendi me qindra autobusë për të treguar unitet në kërkesat e tyre për kushte më të mira pune në shkolla, paga më të mira dhe "respekt" - një fjalë e shprehur gjerësisht dhe e shkruar në pankarta.
Që nga nëntori i vitit 2022, mijëra punonjës të sektorit publik të arsimit në vend kanë marrë pjesë në greva dhe në protesta të organizuara në të gjithë vendin.
-
Portugalia “paralizohet” nga greva e parë e përgjithshme në 12 vjet
-
Spanjë, punëtorët shëndetësorë kundër dobësimit të sektorit publik
-
Protesta të mësuesve në Hungari për paga të ulëta dhe orar të gjatë
-
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parkingut”, kërkojnë kushte më të mira të punës
-
Greva kombëtare në Belgjikë godet transportin publik dhe aeroportet