Një peticion në Ukrainë që bën thirrje për legalizimin e martesave mes të njëjtës gjini ka marrë mjaftueshëm nënshkrime që presidenti ta shqyrtojë propozimin, shkroi të martën BBC.
Peticioni ka marrë më shumë se 28,000 nënshkrime, që nënkupton se presidenti Volodymyr Zelensky tani ka 10 ditë që të përgjigjet.
Homoseksualiteti nuk është i paligjshëm në Ukrainë, por martesat e të njëjtës gjini nuk njihen.
Kjo ka shkaktuar probleme për komunitetin LGBT veçanërisht kur janë regjistruar në ushtri, pas pushtimit rus.
Nën ligjin ukrainas nëse dikush që është në marrëdhënie me një partner i të njëjtën gjini vdes, partneri tjetër nuk mund ta marrë trupin e tij ose ta varrosë.
Peticioni në internet thotë: “Në këtë kohë, secila ditë mund të jetë e fundit”.
Edhe
Zelensky planifikon ta shpallë më 24 shkurt planin për zgjedhje presidenciale
Një organizatë për LGBT-në e ka përshkruar peticionin si “moment të rëndësishëm” për anëtarët e këtij komuniteti.
Çdo peticion në Ukrainë që mbledh mbi 25,000 nënshkrime automatikisht shkon në shqyrtim të presidentit. Megjithatë, nuk ekzistojnë garanci se do të bëhen ndryshime në ligjin aktual, dhe nuk është e qartë nëse Zelensky do të lëvizë drejt martesës së të njëjtës gjini.
-
SHBA-ja i ofron Ukrainës garanci sigurie për 15 vjet, thotë Zelensky
-
Zelensky thotë se propozimet e paqes mund t’i propozohen Rusisë brenda pak ditësh
-
Ukraina i kthen përgjigje SHBA-së për planin e paqes, liderët evropianë i kërkojnë Trumpit takim
-
Zelensky thotë se është gati për zgjedhje dhe kërkon ndihmë për t'i siguruar