Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë të dielën se tani mund të ketë një mundësi për ndryshime në kabinetin e tij.
Deklarata e tij vjen pas dorëheqjes së një politikani të lartë gjatë fundjavës.
"Kjo mund të jetë një mundësi”, është shprehur ai për transmetuesin ZDF, kur është pyetur rreth ndryshimeve të mundshme në kabinet.
"Kjo mund të jetë një mundësi për të rishqyrtuar përbërjen e qeverisë federale”, është shprehur Merz.
Politikani gjerman, Jens Spah, është dorëhequr të shtunën nga posti i kryetarit të grupit parlamentar qeverisës CDU/CSU, pasi ai dhe partneri i tij përdorën një grua surrogate për t’u bërë prindër, edhe pse më herët e kishte kritikuar si praktikë dhe partia e tij e kishte kundërshtuar.
Edhe
Politikani gjerman dorëhiqet pasi përdori një nënë surrogate për t’u bërë prind
Ky proces është i ndaluar në Gjermani. Vetë Spahn refuzoi ta zbuste politikën kur ishte ministër i Shëndetësisë më 2020, prandaj ai dhe partneri i tij, Daniel Funke, përdorën një nënë në SHBA.
Çështja ka nxitur debat në Gjermani. Ai ka thënë se e ka kuptuar që “lumturia e tij personale për të krijuar një familje nuk është e pajtueshme me funksionin e tij politik”.
-
Mosbesimi ndaj qeverisë së Gjermanisë dhe reformave të saj
-
Reforma në Gjermani: Ndryshojnë rregullat për pushimet mjekësore, tatimet e kontratat e punës
-
Merzi mbështet planet për rritjen e moshës së pensionimit në rreth 70 vjeç
-
Kancelari gjerman thotë se nuk do t’i këshillonte fëmijët e tij të shkojnë në SHBA