Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Merz riorganizon qeverinë para zgjedhjeve rajonale

Friedrich Merz

Kancelari gjerman Friedrich Merz

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka njoftuar të premten një riorganizim të posteve kyçe në qeveri, në përpjekje për të rikthyer besimin e publikut përpara zgjedhjeve rajonale të shtatorit, ku partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AFD) synon të sigurojë për herë të parë postin e guvernatorit në një land gjerman, ka raportuar AP.

Merz mori drejtimin e qeverisë rreth 15 muaj më parë me premtimin për të ringjallur ekonominë gjermane, më të madhen në Evropë, pas një periudhe të gjatë stagnimi. 

Megjithatë, rezultatet e reformave ekonomike kanë qenë më të ngadalta se sa pritej dhe koalicioni mes bllokut konservator Union dhe Social Demokratëve nuk ka arritur ende t’i bindë qytetarët se mund të sjellë ndryshime konkrete.

Si pasojë, mbështetja për Merzin ka rënë ndjeshëm, ndërsa AFD-ja ka përfituar nga pakënaqësia në rritje e votuesve.

Riorganizimi u nxit edhe nga dorëheqja e Jens Spahn nga posti i kreut të grupit parlamentar të Unionit, një prej pozitave më të rëndësishme në koalicionin qeverisës. Spahn u largua pasi u zbulua se ai dhe bashkëshorti i tij kishin përdorur shërbimet e një nëne surrogate në Shtetet e Bashkuara për të pasur një fëmijë.

Edhe Merzi paralajmëron ndryshime në kabinetin e tij Botë 5 d. më parë Merzi paralajmëron ndryshime në kabinetin e tij

Ky rast shkaktoi polemika, pasi surrogacia është e ndaluar në Gjermani, ndërsa partia e Merzit kundërshton legalizimin e saj, një qëndrim që e rikonfirmoi edhe në konventën e mbajtur në shkurt.

Edhe vetë Spahn kishte shprehur më herët qëndrime kundër kësaj praktike.

Për ta zëvendësuar Spahnin, Merz planifikon të emërojë shefin e kabinetit të tij, Thorsten Frei.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë Nina Warken pritet të marrë detyrën e shefes së Kancelarisë, një rol kyç për koordinimin e punës së qeverisë. 

Sekretari i përgjithshëm i partisë së Merzit, Carsten Linnemann, do të emërohet ministër i Shëndetësisë.

Edhe Konservatorët e Merzit bien në sondazhe pas të djathtës ekstreme AfD Botë 11 muaj më parë Konservatorët e Merzit bien në sondazhe pas të djathtës ekstreme AfD

Merz ka bërë të ditur se ndryshimet në kabinet nuk do të përfundojnë me kaq, por nuk ka dhënë detaje shtesë, duke theksuar se procesi mund të zgjasë disa ditë ose edhe më gjatë.

Koalicioni qeverisës do të përballet me një provë të rëndësishme politike në shtator, kur në Gjermani do të mbahen tre zgjedhje rajonale.