Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se ajo dhe presidenti francez, Emmanuel Macron zhvillojnë “debate intensive” dhe se mendojnë ndryshe prej njëri-tjetrit, por sidoqoftë mund të bëjnë kompromise, duke insistuar se ata janë në gjendje ta shtyejnë përpara Bashkimin Evropian.
Macron, që po synon t’i japë një shtytje Bashkimit Evropian në kohën kur shpërfaqja gjithnjë e më e theksuar e nacionalizmit euroskeptik po e teston kohezionin e bllokut, e ka bërë prioritet reformimin e eurozonës, por Merkeli u ka bërë ballë disa prej ideve të tij, transmeton Koha Ditore.
“Natyrisht se kemi debate intensive. Mentalitetet e tyre njëmend janë ndryshe në aspekte të caktuara, derisa në një shkallë i përceptojmë ndryshe edhe rolet tona”, i ka thënë Merkeli të së përditshmes gjermane “Sueddeutsche Zeitung”.
“Sido që të jetë, ne mbërrijmë kompromise. Në këtë mënyrë kemi arritur dhe vazhdojmë të arrijmë shumë për projektin evropian”, ka thënë ajo. “I kemi të njëjtat ide të përgjithshme”.
-
Merkel dhe Macron sinjalizojnë se samiti i BE-së mund të përmbyllet pa marrëveshje
-
Para marrjes së presidencës së BE-së nga Gjermania, Merkeli takon Macronin
-
Emërimet në BE: Merkel kërkon kompromise nga të gjithë
-
Berlini dhe Parisi dakordohen për krijimin e buxhetit të Eurozonës
-
Macron e Merz pajtohen për një kapitull të ri në marrëdhëniet Francë-Gjermani