Meksika ka paralajmëruar SHBA-në kundër vendosjes së një tatimi të njëanshëm për importet meksikane për të financuar ndërtimin e murit në kufi, duke thënë se do t’i përgjigjet me të njëjtën mënyrë.
Ministri i Jashtëm Luis Videgaray tha se qeveria mund të vendosë tarifa në të mirat e përzgjedhura nga SHBA që eksportohen nga Meksika, transmeton tch.
Më herët presidenti amerikan Donald Trump u zotua se ndërtimi i murit do të fillojë “së shpejti, madje para afatit të përcaktuar”.
Qeveria amerikane tha se do të pranojë propozimet e projektit që muajin e ardhshëm. Agjencia amerikane e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit tha se do tu kërkojë kompanive të bëjnë propozimet “për dizenjimin dhe ndërtimin e një sërë prototipesh të strukturës së murit” rreth datës 6 mars.
Një listë e shkurtër e dizenjuesve më të mirë do të hartohet më 20 mars, pas të cilës ofertuesve do u kërkohet kostoja e ideve të tyre. Kontratat pritet të jepen nga mesi i prillit.
-
Muri kufitar SHBA – Meksikë do të ngjyroset me të zezë
-
BE-ja dhe Meksika të zhgënjyera me tarifat e reja të SHBA-së
-
Trumpi vendos tarifë 30% ndaj mallrave nga Bashkimi Evropian dhe Meksika
-
Meksika paralajmëron masa të reja si kundërpërgjigje ndaj tarifave të Trumpit
-
Trumpi pezullon tarifat ndaj Meksikës