Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Medvedevi i quan shtetet baltike provinca të Rusisë

Ish-kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka thënë se tri shtetet baltike i përkasin Rusisë, raportoi të mërkurën “Euronews”.

Ai u është referuar Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë si “provincat tona”, derisa iu përgjigj deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili javën e kaluar tha se Moska tashmë ka humbur gjeopolitikisht.

“De fakto, ajo [Rusia] ka hyrë në një formë nënshtrimi në lidhje me Kinën dhe ka humbur qasjen e saj në Baltik. Kjo gjë është kritike sepse nxiti Suedinë dhe Finlandën të marrin vendim për t'u bashkuar me NATO-n”, ka thënë presidenti francez.

Shqetësimet janë rritur në Baltik për kërcënimin e paraqitur nga Rusia që kur ajo pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar. Ata janë mbështetës të zëshëm të Ukrainës, duke ofruar ndihmë, armë dhe duke pritur refugjatët ukrainas.

Medvedevi, i cili shërbeu si kryeministër i Rusisë midis viteve 2000-2004, është shfaqur si zë anti-perëndimor, pro-luftës së Kremlinit.

Edhe Fqinjët e Rusisë bëhen gati për luftë Botë Fqinjët e Rusisë bëhen gati për luftë

Në përgjigjen e tij ndaj deklaratës së Macronit, Medvedevi gjithashtu iu referua Polonisë si “e pushtuar përkohësisht”, duke aluduar për praninë e NATO-s brenda këtij vendi.

"Tani, të gjitha vendet anëtare të NATO-s shkojnë në shtrat natën dhe zgjohen në mëngjes duke menduar për Rusinë. Për më tepër, disa nga frikacakët, si Polonia e pushtuar përkohësisht dhe provincat tona baltike, e kanë ndotur mirë veten e tyre. Pra, nëse me të vërtetë ka pasur një humbje, është ajo e politikës primitive të NATO-s, me ambicien për të luajtur rolin e jashtëzakonshëm në shekullin 21”, ka shkruar ai në Twitter.