Botë

Mediat ndalohen në Irpin pas vdekjes së një gazetari

Gazetarët nuk do të lejohen më të hyjnë në qytetin e Irpin, afër Kievit, tha kryetari i bashkisë së qytetit Oleksandr Markushyn në Telegram, pas vdekjes së gazetarit amerikan Brent Renaud në qytet më herët sot.

“Duke filluar nga sot, ne po ndalojmë hyrjen e gazetarëve në Irpin. Ne duam të shpëtojmë jetën e teyre dhe të mbrojtësve tanë”, tha ai.

Ai gjithashtu u bëri thirrje gazetarëve dhe civilëve ukrainas që të mos postojnë informacione në internet për personelin ushtarak, pajisjet e tyre ose ndonjë gjë që mund të tregojë vendndodhjen e tyre.

Gazetari Brent Renaud, është vrarë në këtë sulm. Një gazetar tjetër është dërguar në spital për trajtim. Ishte raportuar se Renaud ka qenë i angazhuar për New York Timesin në Ukrainë, mirëpo nga New York Times kanë demantuar këtë dhe kanë thënë se ai ka qenë me gazetën i angazhuar disa vite më parë.