Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mediat britanike: Marrëveshja me BE-në, esencialisht e pamundur

Mediat britanike raportojnë se marrëveshja e BREXIT-it është esencialisht e pamundur, pas një telefonate ndërmjet kryeministrit Boris Johnson dhe kancelares Angela Merkel.

Boris Johnson foli më parë me kancelaren gjermane për propozimet që ai i bëri BE-së. Sidoqoftë, Merkeli raportohet se ia bëri të qartë se marrëveshja e bazuar në propozimet e Johnsonit, ishte e pamundur, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Merkel, gjithashtu, tha që marrëveshja nuk do të jetë e mundur, përveç nëse Irlanda Veriore qëndron në një bashkim doganor.

Bisedimet në Bruksel janë afër dështimit, pavarësisht nga angazhimi i Mbretërisë së Bashkuar. Më parë, qeveria britanike paralajmëroi për ndërprerje të bisedimeve me BE-në para daljes nga blloku.