Somalia ka përjetuar një nga sulmet më të rënda terroriste. Më shumë 50 njerëz raportohet të jenë vrarë nga një makinë-bombë, në orën e pikut, në kryeqytetin e Somalisë.
Shpërthimi ndodhi në një pikë kontrolli në një kryqëzim të zënë në Mogadishu, transmeton KTV.
"Shpërthimi ishte shkatërrues dhe, pos shumë të vdekurve, pati shumë të tjerë të plagosur”, thuhet në njoftimin e autoriteteve në Somali.
Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësi për sulmin. Sidoqoftë, militantët e grupit al-Shabab shpesh kanë kryer sulme në këtë shtet.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 100 të vdekur nga dy sulmet në kryeqendër të Somalisë të shtunën
-
Të paktën shtatë të vdekur nga një sulm terrorist në Somali
-
Të paktën 9 të vdekur nga një sulm me bombë në Somali
-
Një i vdekur e dhjetëra të plagosur në një sulm me bombë në kryeqytetin e Somalisë
-
Sulm vetëvrasës në Somali, 32 të vrarë