Dukej sikur situata ishte nën kontroll, por numri i rasteve me koronavirus në SHBA tashmë vetëm rritet.
Një trajnues kuajsh është bërë personi i parë që ndërron jetë si pasojë e virusit në New Jersey ndërsa shifrat tregojnë se patogjeni ka infektuar më shumë se 1,000 amerikanë. Nga ana tjetër, një grua në të nëntëdhjetave u bë pacientja e tretë në Kalifornja që ndërron jetë si pasojë e koronavirusit.
Sa i përket viktimës së parë në New Jersey, bëhet fjalë për 69-vjeçarin John Brennan, i cili sipas autoriteteve shëndetësore në vend kishte disa komplikacione shëndetësore përpara se të ndërronte jetë.
Mes problemeve që kishte Ferry përfshihet diabeti, hipertensioni dhe emfizema. Ai kaloi një atak në zemër të hënën në mbrëmje dhe më pas ndërroi jetë mëngjesin e së hënës pas një sulmi tjetër në zemër.
Deri më tani, numri i personave të infektuar me koronavirus në SHBA është 1,010 ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 31/abcnews.
-
Mbi 3 milionë të infektuar me koronavirus në SHBA
-
Në SHBA, 77 mijë të vdekur dhe 1.3 milionë të infektuar me koronavirus
-
Numri i të prekurve me koronavirus në Amerikë kalon 1-milionëshin
-
Mbi 200,000 persona të infektuar nga koronavirusi i ri në SHBA
-
Në SHBA regjistrohet viktima e parë nga koronavirusi