Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbytet anija me refugjatë nga Mianmari, 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur

Së paku 12 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë ende janë të zhdukur, pasi një anije që po transportonte refugjatët Rohingya është përmbysur.

Zyrtari nga rojet e kufirit, Abdul Jalili, ka thënë se 12 trupa janë gjetur pas përmbytjes së anijes. Jali bëri të ditur se në mesin e të vdekurve, ishin 10 fëmijë, një grua në moshë dhe një burrë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtarët thonë se anija u përmbys, në lumin Naf, pasi ishte e stërmbushur me rreth 100 persona. Më shumë se 400 mijë Rohingya kanë braktisur shtetin Rakhine me shumicë budiste, për në kampet e Bangladeshit.