Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbyllet konsullata amerikane në Turqi për shkak të protestave pro Gazës

Konsullata e SHBA-së në Adana, Turqi, “do të mbetet e mbyllur deri në një njoftim të radhës” për shkak të protestave të vazhdueshme për luftën në mes të Izraelit dhe Hamasit, ka thënë Ambasada amerikane të mërkurën.

“Demonstratat e gjera të lidhura me ngjarjet në Izrael dhe Gaza priten në të gjithë Turqinë për javët në vijim. Çdo tubim, edhe ato me qëllim paqësor mund të përshkallëzojnë dhe të bëhen të dhunshme”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, personelit i është thënë që të minimizojnë lëvizjet dhe të shmangin udhëtimin drejt zonës së konsullatës.

Departamenti i Shtetit ka lëshuar këshilla për ambasadat e saj kudo ku po mbahen protesta.