Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Blinkeni në Turqi për të diskutuar për Gazën me Erdoganin

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Bliken, do të takohet të shtunën me presidentin e Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, për luftën në Gaza.

Blinken, mbërriti në Stamboll të premten vonë për pjesën e parë të një udhëtimi që përfshin vizita në Izrael dhe Bregun Perëndimor, shkruan The Guardian.

Turneu i katërt i Blinkenit që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas tre muaj më parë vjen me frikën në rritje se konflikti do të përfshijë pjesë të Lindjes së Mesme.

Stambolli shërbeu si bazë për udhëheqësit politikë të Hamasit derisa luftëtarët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke shkaktuar luftën.

Turqia u kërkoi krerëve të Hamasit të largoheshin pasi disa u kapën në video duke festuar sulmin.

Erdogan që atëherë është kthyer në një nga kritikët më të ashpër për bombardimin e Gazas – dhe të mbështetjes së Washingtonit për Izraelin.

Erdogan ka krahasuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, me Adolf Hitlerin dhe ka akuzuar SHBA-në për sponsorizimin e “gjenocidit” të palestinezëve.

Artikuj të ngjashëm