Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbyllen baret dhe restorantet, kamerierët skocezë “sulmojnë” Parlamentin me kuba akulli

Punonjësit e bareve dhe restoranteve në Skoci kanë hedhur një grumbull të madh me kuba akulli jashtë Parlamentit të Skocisë.

Kjo u bë në formë proteste për rimbylljen e tyre në kuadër të masave kundër koronavirusit, përcjell A2.

Qeveria skoceze ka vendosur mbylljen e bareve, restoranteve dhe pub-eve deri më 25 tetor, duke i lejuar që t’i shërbejnë vetëm njerëzve që duan të marrin me vete ushqimin apo pijet.

“Nuk e dimë se çfarë do të bëhet me ne. E kemi kaluar keq valën e parë pasi nuk punuam, tani prapë na mbyllën. A do të punojmë për Krishtlindje dhe Vitin e Ri? Nuk dimë gjë fare”, tha një punonjëse restoranti.