Suedia ka ndaluar shitjen e alkoolit pas orës 22:00 në kafene, restorante dhe klube të natës, si formë e parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Qeveria suedeze ka thënë se lokalet me leje për të shërbyer alkoolin duhet të mbyllen para orës 22:00, teksa i ka përshkruar si ambiente me rrezik të lartë për ta përhapur virusin. Megjithatë, shumë lokale janë mbyllur përkohësisht dhe janë hapur përsëri pas orës 22:00, duke shërbyer vetëm pije joalkoolike, raporton KOHA.
Në fillim të javës, qeveria e Suedisë ka miratuar masat më të ashpra deri më tani. Nga 24 nëntori, për katër javë, do të ndalohen tubimet publike me më shumë se tetë persona. Shteti skandinav ka konfirmuar 208 mijë raste dhe 6 mijë e 400 të vdekur nga koronavirusi.
-
Franca kufizon konsumimin e alkoolit për shkak të valës së madhe të të nxehtit
-
Suedia drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
-
Suedia planifikon uljen e moshës së përgjegjësisë penale në 13 vjeç për krime të rënda
-
Nesër gjatë ditës u ndalohet qarkullimi në autostrada automjeteve të rënda
-
Suedia ashpërson masat kundër emigrantëve