Mbreti i Suedisë, Carl XVI Gustaf dhe Mbretëresha Silvia kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19, ka njoftuar pallati nëpërmjet një deklarate të martën.
“Mbreti dhe Mbretëresha, të cilët janë plotësisht të vaksinuar me tri doza, kanë simptoma të lehta dhe ndihen mirë, duke pasur parasysh rrethanat”, thuhet në deklaratën e pallatit.
Pallati njoftoi se mbreti i cili është 75-vjeçar dhe mbretëresha 78-vjeçare, janë izoluar dhe po punohet për të kuptuar se si erdhi deri te infektimi i tyre.
Lajmi për infektimin e tyre erdhi në kohën kur Suedia ka regjistruar një rekord të ri të rasteve të infektimit Brenda një dite, me gjithsej 11 mijë e 507 raste.
Carl Gustaf, roli i të cilit është kryesisht ceremonial, u bë kreu i shtetit të Suedisë në moshën 27 vjeçare, pas vdekjes së mbretit Gustaf VI Adolf në 1973, dhe është monarku më jetëgjatë në këtë vend.
Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar më 30 dhjetor, kur edhe u shënuar 30 vdekje brenda ditës.
Vala e re e infeksionit, që u krijua nga përhapja e shpejtë e variantit Omicron, goditi Suedinë më vonë se vendet tjera nordike.