Një punonjëse shëndetësore 31-vjeçare është prekur me COVID-19 dy herë brenda 20 ditësh – periudha më e shkurtër e njohur mes infektimeve, kanë thënë studiuesit spanjollë, raportoi BBC-ja të enjten.
Testimet kanë treguar se gruaja nga Spanja u infektua me dy variante të ndryshme – Deltan në fund të dhjetorit dhe më pas me Omicron në janar.
Kjo tregon se edhe nëse e ke pasur COVID-in më herët, sërish mund të infektosh edhe nëse je plotësisht i vaksinuar, kanë thënë studiuesit.
Zyrtarët shëndetësorë thonë se afër 900.000 persona potencialisht janë infektuar dy herë me koronavirus deri në fillim të prillit.
Punonjësja nuk shfaqi simptoma pas testit të parë pozitiv, por në më pak se tre javë më vonë asaj iu paraqit kolla dhe temperatura që e nxitën atë të testohej sërish.
Kur testet u analizuan, treguan se pacienti ishte infektuar me dy lloje të ndryshme të koronavirusit.
Edhe
OBSH: Afro 17 milionë persona në Evropë vuajnë nga Covidi i gjatë
Autorja e studimit, Gemma Recio, ka thënë se Omicroni mund të “shmang imunitetin e mëparshëm të fituar nga një infeksion me variante ose nga vaksinat".
“Me fjalë të tjera, njerëzit që e kanë pasur COVID-19 nuk mund të pretendojnë se janë të mbrojtur kundër riinfektimit, edhe pse janë vaksinuar plotësisht”.
Shkencëtarët parashikojnë që përgjatë kohës të gjithë të infektohen për një herë të dytë me COVID-19, dhe me gjasë edhe për shumë herë të tjera gjatë jetës së tyre.