Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se po e tërheq stafin nga ambasada e saj në Teheran, duke përmendur situatën aktuale të sigurisë, raporton BBC.
“Ne kemi marrë masa paraprake për të tërhequr përkohësisht stafin tonë të Mbretërisë së Bashkuar nga Irani”, ka thënë në një deklaratë Zyra e Jashtme e Commonwealthit dhe Zhvillimit e Mbretërisë së Bashkuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ambasada jonë vazhdon të veprojë nga distanca”, thuhet më tej në deklaratë.
Më herët gjatë javës, Mbretëria e Bashkuar pati njoftuar se po tërhiqte përkohësisht anëtarët e familjeve të stafit në ambasadën dhe konsullatën e saj në Izrael për shkak të shqetësimeve për sigurinë.