Ministrat e Tregtisë të Bashkimit Evropian do të takohen të hënën në Luksemburg.
Ky është takimi i tyre i parë që nga shpallja e tarifave të presidentit amerikan, Donald Trump javën e kaluar.
Përpara takimit, Maros Sefcoviq, komisioneri i BE-së për Tregtinë dhe Sigurinë ekonomike, thotë se diskutimi do të përqëndrohet në mënyrën se si të pozicionohet Evropa në atë që ai e përshkruan si "ndryshimi i paradigmës së sistemit global tregtar".
Ndërkohë, ministri suedez i Tregtisë, Benjamin Dousa, ka thënë se të gjitha opsionet janë në tavolinë për kundërmasat nga BE-ja.
LEXO:
-
Mblidhen ministrat e BE-së, vendoset për të vazhduar bisedimet tregtare me SHBA-në
-
BE-ja preferon negociata si zgjidhje për tarifat amerikane, por përgatit kundërmasa
-
Anëtarët e BE-së bien dakord për marrëveshjen tarifore me SHBA-në
-
Trumpi rrit tarifat për automjetet nga BE-ja
-
BE-ja thotë se s'do të pranojë asnjë rritje të tarifave të SHBA-së pas vendimit të Supremes