Mbi 50 persona janë lënduar pasi një autobus ndërqytetor është aksidentuar në provincën British Columbia, në Kanada, raporton BBC.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit Merritt, ku temperaturat kanë rënë në -3.9 gradë Celsius të shtunën.
Autoritetet shëndetësore në British Columbia kanë ngritur nivelin e gatishmërisë, në nivel për të reaguar ndaj katastrofave.
Nuk është e qartë se çfarë shkaktoi aksidentin, që ndodhi rreth 260 kilometra larg Victorias, kryeqendrës së provincës.
35 persona janë dërguar në spital pas aksidentit. Nuk është bërë e ditur gjendja shëndetësore e tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një autobusi në Turqi
-
Katër të vdekur nga aksidenti në Belgjikë, në mesin e tyre dy fëmijë
-
Tetë të vdekur dhe 25 të lënduar nga përplasja e trenit me një autobus në Tajlandë
-
Të paktën 66 të vdekur nga rrëzimi i avionit ushtarak në jug të Kolumbisë
-
Autobusi përfshihet nga zjarri në Zvicër, 6 të vdekur e 5 të lënduar