Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 4300 fëmijë të vrarë e 1350 të zhdukur në Gazë

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka publikuar shifrat e fundit të viktimave në Gazë.

Ministria ka njoftuar se numri të vdekurve ka arritur në 10.569, mes tyre 4.324 fëmijë, 2.823 gra dhe 649 të moshuar.

Të plagosur kanë mbetur 26.475 persona të tjerë.

Vetëm në 24 orët e fundit 214 persona janë vrarë.

Të paktën 2.550 persona rezultojnë të zhdukur, duke përfshirë 1.350 fëmijë.

Ministria ka bërë të ditur se 193 personel mjekësor janë vrarë dhe 45 autoambulanca janë jashtë shërbimit