Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të dërgojnë në Kuvajt një batalion me 4000 ushtarë të Divizionit të 82-të Ajror mes tensioneve në rritje pas vrasjes së komandantit iranian, Qassem Soleimani.
Sipas zëdhënësit të këtij divizioni, kolonelit Mark Barnes, rreth 700 ushtarë janë nisur për në Kuvajt këtë javë. Gjithashtu pritet të transferohen edhe 3500 ushtarë amerikanë në ditët në vijim.
Prania e madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme ka për qëllim mbrojtjen ndaj sulmeve hakmarrëse të Iranit pas vrasjes së komandantit të Forcave elitë Quds të Gardës Revolucionare, Soleimani.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja po planifikon të dërgojë mijëra trupa të tjerë në Lindjen e Mesme
-
SHBA-ja dërgon avionë luftarakë në Lindjen e Mesme si paralajmërim për Iranin
-
SHBA-ja do t’i dërgojë 1,500 ushtarë në Lindje të Mesme
-
NYT: Departamenti amerikan po përgatitet t’i rikthejë diplomatët në Lindjen e Mesme
-
Sulmet në Lindjen e Mesme vazhdojnë, SHBA-ja thotë se ka goditur mbi 2,000 objektiva në Iran