SHBA-ja do t’i dërgojë 1,500 ushtarë në Lindjen e Mesme për ta kundërshtuar kërcënimin e vazhdueshëm nga forcat iraniane, ka konfirmuar sekretari në detyrë i Mbrojtjes.
Kongresi është njoftuar për planet, tha Patrick Shanahan në një deklaratë. Aeroplanët luftarakë, dronët dhe armatime të tjera do të vendosen gjithashtu, transmeton KTV.
Vendimi për dërgimin e trupave ushtarake në Lindjen e Mesme u mor pasi një zyrtar i lartë amerikan akuzoi Iranin për sulmimin e anijeve të naftës.
Tensionet u rritën këtë muaj pasi anijet në Gjirin e Omanit u dëmtuan nga një seri shpërthimesh misterioze. SHBA-ja ka vendosur tashmë një aeroplanmbajtëse dhe aeroplanë bombardues në atë rajon.
Artikuj të ngjashëm
-
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA shton numrin e ushtarëve
-
SHBA-ja po planifikon të dërgojë mijëra trupa të tjerë në Lindjen e Mesme
-
SHBA-ja do të kryejë stërvitje në Lindje të Mesme mes tensioneve me Iranin
-
SHBA dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme
-
SHBA-ja dërgon avionë luftarakë në Lindjen e Mesme si paralajmërim për Iranin