Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 4 milionë ukrainas e kanë lëshuar vendin, OKB-ja bën thirrje të ndalet tragjedia

Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë të premten në ditën e 37-të. Qindra civilë në mesin e të cilëve edhe shumë fëmijë kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmeve të vazhdueshme ruse mbi disa qytete në Ukrainë

15:11 - Mbi 4 milionë ukrainas e kanë lëshuar vendin, OKB-ja bën thirrje të ndalet tragjedia

Më shumë se 4.1 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina, ka bërë të ditur të premten agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, UNHCR.

Agjencia ka treguar se sipas të dhënave të fundit, 4.102.876 ukrainas e kanë lëshuar vendin e tyre që nga 24 shkurti kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës, derisa 90% e tyre janë gra dhe fëmijë, raporton Sky News.

“Të detyruar të ikin për jetët e tyre. Të detyruar të lënë shtëpitë. Të detyruar të ndahen nga familjarët. Kjo tragjedi duhet të ndalet”, ka thënë UNHCR-ja.

Kërkesa e agjencisë së OKB-së vjen pak pasi autoritetet në Kiev kanë deklaruar se të paktën 148 fëmijë janë vrarë nga raketat ruse, që kur ka nisur pushtimi i Ukrainës.

Edhe OKB numëron rreth 10.000 civilë të vrarë në Ukrainë Botë OKB numëron rreth 10.000 civilë të vrarë në Ukrainë

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka njoftuar se deri tani Rusia ka lëshuar mbi Ukrainë 1.370 raketa të cilat kanë shkatërruar 15 aeroporte në të gjithë vendin.


14:20 - Më shumë se 150 fëmijë të vrarë në Ukrainë

Të paktën 153 fëmijë janë vrarë e më shumë se 245 janë plagosur në Ukrainë që kur ka nisur pushtimi rus, ka bërë të ditur zyra e Prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës të premten, raporton CNN.

Bombardimet ruse kanë lënë të shkatërruara po ashtu 859 institucione edukative, përfshirë 83 të cilat janë shkatërruar plotësisht, sipas njoftimit.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka thënë po ashtu se është duke punuar për të zbuluar numrin e saktë të fëmijëve të vrarë në Mariupol e po ashtu në disa zona të Kievit, Chernihivit dhe Luhanskit.


13:29 - Afro 2000 civilë po pritet të evakuohen të premten nga Mariupoli

Rreth 2000 civilë po pritet të evakuohen të premten nga qyteti ukrainas Mariupol që është rrethuar nga forcat ruse. Këto shifra i ka dhënë Këshilli i Qytetit, raporton “The Guardian”.

Disa vetura private i janë bashkuar 42 autobusëve të mbushur me civilë që nën përcjelljen e Kryqit të Kuq dhe Shërbimit të Emergjencës së Ukrainës janë larguar nga Berdyansku për në qytetin Zaporizhzhia, ku gjendje po shihet si më e qetë.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.


13:18 - Ukraina pretendon se ka vrarë mbi 17 mijë ushtarë rusë

Ukraina pretendon se Rusia ka humbur 17.700 trupa ushtarake që nga fillimi i pushtimit, më 24 shkurt.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

13:14 - Forcat ruse po tërhiqen nga Chernihivi

Forcat ruse janë duke u tërhequr nga Chernihivi në veri të Ukrainës, ka thënë guvernatori lokal Viacheslav Chaus, raporton BBC.

Duke folur në një videoadresim, Chaus ka shtuar: “Sulmet ajrore dhe me raketa janë ende të mundura në rajon, askush nuk e përjashton këtë mundësi”.


13:03 - Rusia kërcënon se do të tërhiqet nga bisedimet me Ukrainën

Kremlini ka kërcënuar se do të tërhiqet nga bisedimet për paqe me Ukrainën, ndërsa ka akuzuar palën ukrainase për sulm brenda territorit rus, raporton “Daily Mail”.

Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov ka thënë se dy helikopterë ushtarakë rusë kanë fluturuar për afro 40 kilometra brenda territorit të Rusisë pa u vërejtur, deri në qytetin Belgorod, ku kanë lansuar raketa S-8 në depon e naftës Roseneft, duke shkaktuar zjarr të madh.


12:54 - Australia do të dërgojë automjete të blinduara në Ukrainë

Australia do të dërgojë automjete të blinduara në Ukrainë, pas kërkesës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të premten kryeministri i Australisë, Scott Morrison.

Lajmi i plotë KËTU

11:57 - Lavrov: Bisedimet duhet vazhduar, Ukraina ka treguar kuptim për Krimenë e Donbasin

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka thënë se bisedimet Rusi – Ukrainë duhet vazhduar dhe se pala ukrainase ka treguar dukshëm më tepër kuptim sa i përket situatës në Krime dhe Donbas.

Këto fjalë i ka thënë Lavorv gjatë takimit me homologun e tij nga India, S. Jaishankar.

Lavrov po ashtu ka thënë se Rusia do ta intensifikojë sasinë e tregtisë në rubla.


11:54 - Kryqi i Kuq: 54 autobusë me civilë do të evakuohen nga Mariupoli

Duke iu rikthyer përpjekjeve për evakuimin e Mariupolit, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka thënë se plani është miratuar nga "autoritetet e nivelit të lartë" nga Ukraina dhe Rusia, raporton të premten agjencia e lajmeve Reuters.

Organizata shpreson se evakuimi mund të bëhet të premten dhe planifikon të udhëheqë 54 autobusë dhe makina private ukrainase në një kolonë jashtë qytetit të rrethuar.

Por KNKK-ja nuk ka marrë leje për të marrë ndihma humanitare dhe është larguar pa furnizimet mjekësore dhe të tjera të paracaktuara, ka thënë zëdhënësi, Ewan Watson gazetarëve në Gjenevë.

Zëdhënësi i KNKK-së Ewan Watson u ka thënë gazetarëve në Gjenevë

Edhe Kievi raporton për të paktën 500 fëmijë të vrarë që nga nisja e pushtimit Botë Kievi raporton për të paktën 500 fëmijë të vrarë që nga nisja e pushtimit

"Kjo përpjekje ka qenë dhe mbetet jashtëzakonisht komplekse. Ka shumë pjesë lëvizëse dhe jo të gjitha detajet janë ende në vend për të siguruar që kjo të ndodhë në një mënyrë të sigurt”, ka thënë ai.


10:04 - Mariupoli bëhet i rrezikshëm për ata që duan të dalin

Qyteti i Mariupolit vazhdon të mbetet i mbyllur për këdo që përpiqet të hyjë, dhe është bërë rrezik po ashtu për këdo që përpiqet të largohet nga aty, ka deklaruar të premten kryebashkiaku i qytetit, Petro Andryushchenko, raporton Sky News.

Andryushchenko ka thënë se forcat ruse kanë ndaluar madje edhe dërgesat shumë të vogla të ndihmave humanitare për banorët që nga e enjtja, derisa edhe korridori humanitar i planifikuar nuk është hapur fare.

Mijëra civilë kanë mbetur të ngujuar për javë të tëra në qytetin port, i cili është përballur nga sulmet e rënda ruse që nga 24 shkurti kur ka nisur pushtimi i Ukrainës.

Banorët e këtij qyteti jugor po përballen gjithashtu me sasi të vogla ushqimesh, uji dhe produkteve të tjera.

“Qyteti mbetet i mbyllur për këdo që dëshiron të hyjë dhe shumë i rrezikshëm për të dalë me transport personal”, ka shkruar Andryushchenko në llogarinë e tij në Telegram.


8:48 - Ukraina: Rusia po tenton ta koncentrojë sistemin raketor në Bjellorusi

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, ka thënë se Rusia po tenton ta koncentrojë sistemin raketor në juglindje të Bjellorusisë për një përdorim eventual të tij kundër Ukrainës, raporton CNN të premten.

Ky vlerësim vjen përkundër pretendimeve të Rusisë së fundi se do t’i ndalë sulmet rreth Kievit dhe Chernihivit.


8:26 - Zelensky shkarkon dy gjeneralë, i quan “anti-heronj”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka larguar dy gjeneralë të lartë ukrainas, duke i quajtur ata “anti-heronj”, në adresimin e tij të postuar në rrjetet sociale, njofton CNN.

“Sot është marrë një vendim tjetër sa i përket anti-heronjve. Nuk kam tash kohë të merrem me gjithë tradhëtaraët. Por, gradualisht të gjithë do të ndëshkohen”, ka thënë Zelensky.


08:18 - Forcat ruse konfiskojnë 14 tonë ndihma humanitare në Ukrainë

Forcat ruse kanë konfiskuar të enjten 14 tonë ndihma humanitare nga autobusët që niseshin për në Melitopol në Ukrainën jugore, sipas Iryna Vereshchuk, ministre ukrainase për Riintegrimin e territoreve të pushtuara përkohësisht, raporton CNN.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

08:07 - Ukraina rimerr fshatrat midis Chernihiv dhe Kievit

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur të premten se forcat ukrainase kanë rimarrë fshatrat Sloboda dhe Lukashivka në jug të Chernihivit, e të cilat ndodhen përgjatë një prej rugëve kryesore të furnizimit midis Chernihivit dhe Kievit.

Ministria ka bërë të ditur lajmin duke u bazuar në të dhënat e fundit të Inteligjencës britanike, raporton BBC të premten.

Ukraina vazhdon të bëjë kundërsulme të suksesshme, por të kufizuara në lindje dhe veri-lindje të Kievit, sipas Inteligjencës britanike.

Si Chernihiv ashtu edhe Kievi janë përballur me sulme të vazhdueshme ajrore dhe raketore, pavarësisht pretendimeve ruse për reduktimin e aktivitetit ushtarak në këto zona.

Kjo vjen pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se forcat ruse në Ukrainë po rigrupohen për të dyfishuar sulmet e tyre në lindje të vendit.

 


 

07:44 - Presidentja e Parlamentit Evropian viziton sot Ukrainën

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola do të udhëtojë të premten në Ukrainë.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

07:36 - Digjet depoja e karburantit në Rusi, dyshohet se u godit nga helikopterë ukrainas

Një depo karburanti në qytetin rus të Belgorodit është djegur mëngjesin e së premtes pasi thuhet se u godit nga dy helikopterë ushtarakë të Ukrainës. Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori rajonal rus, Vyacheslav Gladkov.

Gladkov ka shkruar në kanalin e tij Telegram se zjarri u shkaktua nga sulmet ajrore nga helikopterët ukrainas pasi ata kaluan kufirin në lartësi të ulët.

Edhe Ukraina pretendon se 2.5 milionë njerëz janë larguar dhunshëm nga vendi Arbëri Ukraina pretendon se 2.5 milionë njerëz janë larguar dhunshëm nga vendi

Dy punëtorë të depos kanë mbetur të plagosur, shtoi Gladkov, ndërsa disa zona në qytet, të vendosura afër kufirit me Ukrainën, janë duke u evakuuar.