Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, ka thënë se Rusia po tenton ta koncentrojë sistemin raketor në juglindje të Bjellorusisë për një përdorim eventual të tij kundër Ukrainës, raporton CNN të premten.
Ky vlerësim vjen përkundër pretendimeve të Rusisë së fundi se do t’i ndalë sulmet rreth Kievit dhe Chernihivit.
“Armiku nuk po i braktisë planet që ta pushtojë plotësisht Donetzkun e Luhanskun”, ka thënë Maliar, që ka shtuar se sistemet raketore ruse po dërgohen në afërsi të qytetit bjellorus Gomel. “Armiku është tentuar t’i koncentrojë ato atje, me gjasë ka plan për të lansuar raketa apo për t’i përdorur ato si mjek për të shantazhuar e frikësuar. Për këtë arsye, territori i Bjellorusisë vazhdon të përdoret në mënyrë aktive nga Rusia për ta vazhduar agresionin”.
E pyetur nëse pret që të vazhdohen bombardimet e territorit ukrainas, Maliar ka thënë: “Duhet të jemi të gatshëm për këtë. Lufta vazhdon”.
-
Ushtria ukrainase: Rusia e përqendruar në kontrollimin e Donetzkut dhe Luhanskut
-
Ukraina: Rusia po planifikon sulme nga deti
-
Rusia zhvendos raketat me kapacitet bërthamor "Oreshnik" në Bjellorusi
-
Sulme masive ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, Zelensky i quan “johumane”
-
Rusia kryen sulm masiv kundër Ukrainës