Anijet ruse po planifikojnë sulme raketore kundër Ukrainës, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, raporton BBC të hënën.
“Disa nga anijet e flotës detare të Federatës Ruse janë futur në zonën e mbyllur, me gjasë për të kryer sulme raketore kundër objekteve në Ukrainë”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.
Forcat ruse janë duke u përqendruar në mbajtje të pozicioneve të tyre dhe po tentojnë të rigrupohen në mënyrë që të rrisin kapacitetet ofensive.
Sipas autoriteteve ukrainase forcat ruse po tentojnë të përparojnë drejt kufijve administrativ të rajoneve të Donetzkut dhe Luhanskut, që pjesërisht kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga rusët.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia kryen sulm masiv kundër Ukrainës
-
Ukraina paralajmëron Perëndimin: Rusia po përgatitet për një ofensivë të re
-
Inteligjenca britanike jep detaje për sulmet ruse mbi Odesa
-
Ushtria franceze: Rusia po planifikon sulm në shkallë të gjerë brenda 10 ditësh
-
Ushtria ukrainase: Rusia e përqendruar në kontrollimin e Donetzkut dhe Luhanskut