Forcat ruse po planifikojnë të nisin një sulm në shkallë të gjerë në lindje të Ukrainës gjatë ditëve në vijim për të pushtuar rajonet Donetsk dhe Luhansk, ka thënë të mërkurën zëdhënësi i Ushtrisë franceze, koloneli Pascal Ianni.
“Brenda pak ditësh, ndoshta 10 ditë apo më shumë, Rusia mund të rifillojë përpjekjet e saj për ofensivë në shkallë të gjerë në lindje dhe jug për të pushtuar rajonet Donetsk dhe Luhansk ose edhe për të vazhduar deri në lumin Dnipro nëse ka kapacitete”, ka thënë ai para gazetarëve, raportoi “The Guardian” të mërkurën.
Kolonel Ianni ka shtuar se forcat ruse po kryejnë sulme ajrore dhe bombardime në Ukrainë jo vetëm për të dobësuar koherencën e sistemit të mbrojtjes ukrainase, por edhe për të prishur lëvizjet dhe kapacitetet logjistike të Ukrainës.
Ianni ka theksuar se deri tani nuk ka pasur përparime të rëndësishme sa i përket pushtimit të territoreve nga ana e forcave ruse në frontin lindor.
-
Ukraina paralajmëron Perëndimin: Rusia po përgatitet për një ofensivë të re
-
Rusia nis sulme masive për të mbajtur nën kontroll përparimin e Ukrainës
-
Kremlini: Do të vazhdojmë operacionin në Ukrainë derisa t’i arrijmë qëllimet
-
Luftimet në Ukrainë hyjnë në ditën e 100-të, bombardimet vazhdojnë në lindje
-
Ukraina: Pushtimi rus është futur në fazën më aktive