Forcat ruse janë duke u përqendruar për t’i kontrolluar tërësisht rajonet e Donetzkut dhe Luhanskut, është thënë në raportin e Forcave të Armatosura të Ukrainës, njofton BBC të mërkurën.
Ka pasur sulme të vazhdueshme në zonat lindore të Ukrainës, por pa sukses, është thënë në raport.
Po ashtu është thënë se forcat ruse po vazhdojnë angazhimin për ta marrë nën kontroll Mariupolin, një nga qytetet më së rëndi të bombarduar dhe të dëmtuara në Ukrainë.
Po ashtu në raport thuhet se Rusia po përdor armatim të ndaluar me të drejtën ndërkombëtare.
Artikuj të ngjashëm