Ukraina dhe Rusia po zhvillojnë përleshje të ashpra në qytetin lindor, Severodonetsk, ka bërë të ditur në Telegram, guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhyi Haidai, raporton BBC të premten.
“Përleshje të ashpra në rrugë. Ne po e lodhim armikun”, tha ai, duke shtuar se forcat ukrainase janë ende nën kontrollin e qendrës rajonale të Luhansk.
Kapja e këtij qyteti dhe fqinjit tjetër, Lysychansk do ta vinte të gjithë rajonin e Luhanskut nën kontrollin e Rusisë. Luhansk përbën gjysmën e Donbasit - fokusi aktual i përpjekjeve luftarake të Rusisë.
Haidai tha të enjten se trupat ukrainase ishin shtyrë në periferi të qytetit.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar bëri të ditur mëngjesin e së premtes se Rusia ka nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit, por forcat e saj kanë bërë pak përparim në përpjekjet për të rrethuar zonën më të gjerë nga veriu dhe jugu.
-
Rusia po zhvillon luftime të ashpra për ta marrë Severodonetskun
-
Ukraina thotë se po lufton në Donbas, duke i shkaktuar Rusisë viktima të konsiderueshme
-
Ukraina dhe Rusia pretendojnë të dyja se e kanë kontrollin mbi Lysychanskun
-
Forcat ruse e bllokojnë qytetin e dytë në lindje të Ukrainës
-
Severodonetsku është plotësisht nën pushtimin rus