Më tepër se 3000 vetura duke transportuar të evakuarit nga qyteti i rrethuar ukrainas Mariupol kanë arritur në Zaporizhzhia, ka konfirmuar kreu i administratës rajonale, Oleksandr Starukh, në kanalin e tij në Telegram.
Në mesin e personave që arritën 772 prej tyre janë fëmijë.
Të martën është parë një rritje e numrit të veturave që arritën të dilnin nga Mariupoli, që është duke u bombarduar nga forcat ruse që nga 1 marsi.
Këshilli i qytetit i ka këshilluar banorët të largohen për në perëndim përgjatë bregut të Mangushit dhe Berdyanskit dhe të vazhdojnë në veriperëndim për te Tokmak, Vasylivka dhe Zaporizhzhia.
Artikuj të ngjashëm
-
Të evakuuarit nga Azovstali arrijnë në Zaporizhzhia
-
Zelensky: Qindra të evakuuar nga Mariupoli mbërrijnë në Zaporizhzhia
-
Mbi 150 civilë të evakuuar nga Azovstali arrijnë në Zaporizhzhia
-
Evakuohen 79 civilë nga Mariupoli, për herë të parë që nga bllokimi i tij
-
Katër autobusë me refugjatë janë larguar të mërkurën nga Mariupoli