Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 200,000 palestinezë hyjnë në veri të Gazës në këmbë brenda dy orësh

Gaza

Foto: Associated Press

Më shumë se 200,000 njerëz të zhvendosur janë kthyer në veri të Gazës në këmbë brenda dy orësh pas hapjes së kalimit, sipas një zyrtari të sigurisë të Gazës i cili ka folur për agjencinë franceze të lajmeve, AFP.

Pikat e kontrollit për veturat janë hapur në orën 09:00 me kohën lokale, dy orë pas rihapjes së vendkalimeve në këmbë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Agjencia e lajmeve thotë gjithashtu se qeveria e Gazës ka punësuar "më shumë se 5,500" njerëz për "të lehtësuar kthimin e njerëzve të zhvendosur" në qytetin e Gazës dhe në veri.

Vlerësimet e qeverisë sugjerojnë se njerëzit në qytetin e Gazës dhe në veri kanë nevojë për 135,000 tenda dhe karvanë ndërsa kthehen në shtëpitë e shkatërruara.