Më shumë se 200 kafshë kanë ngordhur nga një zjarr masiv në kopshtin zoologjik “Tropic Park”, në Yevpatoria të Krimesë.
Sipas shërbimeve të emergjencës të Krimesë, një punonjëse e kopshtit ka arritur të largohet në mënyrë të sigurt, raporton AP.
Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të shpëtojnë dy arinj, kanë bërë të ditur shërbimet e emergjencës.
Zyra e prokurorit e Krimesë ka nisur një hetim lidhur me incidentin.
Shërbimet lokale të emergjencës fillimisht kanë raportuar se zjarri kishte nisur nga tavani.
Kopshti ndodhej në një ndërtesë pesë-katëshe dhe ishte shtëpi e lemurëve, rakunëve, papagajve, breshkave dhe kafshëve të tjera ekzotike.
-
Zjarre masive në tërë Bullgarinë, shkatërrohen pyje e shtëpi
-
Gripi i shpendëve vret 20 mace të mëdha në strehën e kafshëve në SHBA
-
6 të vdekur e 60 të lënduar nga zjarri në një qendër për kujdesin e të moshuarve në Jordani
-
Mbyllet Kopshti Zoologjik në Shkup, dyshohet për grip të shpezëve
-
Dy të vdekur si pasojë e zjarrit në një pyll në Greqi