Botë

Mbi 17,000 të arrestuar në El Salvador për pjesëmarrje në banda

Ministri i Mbrojtjes i El Salvadorit, Rënë Merino, ka thënë se më shumë se 17,000 pjesëtarët të dyshuar të bandave janë arrestuar që kur u shpall gjendja emergjente një muaj më parë, raportoi BBC të martën.

Ai vlerësoi lartë zgjatjen nga Kongresi të masave emergjente, të cilat tha se kanë një efekt "pozitiv" në betejën kundër dhunës së shfrenuar të bandave.

Ato hynë në fuqi më 27 mars pasi 62 persona u vranë në një ditë.

Masat emergjente kufizojnë disa të drejta kushtetuese, si lejimin e forcave të sigurisë që të arrestojnë të dyshuar pa pasur një urdhërarrest.

Po ashtu, dënimet për të dënuarit pjesëtarë të bandave është rritur në 45 vjet burgim.

“Qëllimi është që bandat të zhduken tërësisht nga El Salvadori”, ka thënë Merino.