Ankara , 31 janar - – Zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdağ sot tha se që nga tentativa për grusht shteti në vitin 2016 i kryer nga organizata terroriste FETO mbi 107 mijë nëpunës shtetërorë janë shkarkuar për lidhje të dyshuara me organizatën, raporton AA.
“Numri i personelit të shkarkuar përmes dekreteve statutore është 110.778, dhe numri i personave të rivendosur është 3.604”, duke çuar në një total prej 107.174 të shkarkuar, tha Bozdağ në Komisionin e Brendshëm të parlamentit.
FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fethullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 250 dëshmorë dhe rreth 2.200 të plagosur.
Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se ka qenë pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.
-
Turqi, qindra urdhër-arreste për grusht-shtetin e dështuar, mes tyre ushtarakë
-
Turqi pas heqjes së shtetrrethimit ka shkarkuar 1.164 ushtarakë
-
Urdhër arresti në Turqi për 89 ushtarakë të lidhur me FETO-n
-
Turqia rikthen në punë mbi 1.800 zyrtarë të shkarkuar pas grusht shtetit
-
Përmbledhje e KTV-së në njëvjetorin e tentim-puçit turk