Numri i rasteve me koronavirus në Itali ka vazhduar të rritet të dielen, teksa qeveria e këtij shteti ka miratuar një numër masash emergjente, për ta kufizuar përhapjen në shtetin më të prekur në Evropës.
Kryebashkiaku i Lombardisë në veri të Italisë, Attilio Fontana ka thënë se rastet e konfirmuara me koronavirus janë rritur në 89, nga 54 sa ishin një ditë më parë, duke e ngritur në 100 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në tërë shtetin.
Përmes një dekreti emergjent, të miratuar të shtunën mbrëmë, Qeveria në Itali ka marrë kompetenca speciale, për t’ua ndaluar qytetarëve të largohen apo të hyjnë prej zonave më të prekura, duke i vënë ato në esencë në karantinë. Masat kanë hyrë në fuqi vetëm disa orë pasi që dy persona vdiqën nga virusi, në Veri të Italisë, raporton “Reuters”, transmeton Koha.net.
Një zëdhënës i kryebashkiakut të rajonit verior të Venetos ka deklaruar të dielen se numri i rasteve në zonën e tij është ngritur në 19, shtatë më shumë sesa të shtunën.
Ngjarjet sportive në këto rajone janë anuluar, përfshirë tri ndeshje të “Serie A”.
-
Italia do t’i ashpërsojë masat për ta luftuar COVID-19, por frenohet nga mbyllja
-
Italia po pritet të vendosë masa të reja kufizuese
-
Italia shtrëngon masat pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19
-
Italia regjistron numrin më të madh të rasteve të reja me koronavirus që nga marsi
-
Italia mbyll klubet e natës pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus te të rinjtë